Eduresurs - Hyrje

Platforma edukativo-arsimore interkulturore

e diel, 28 maj 2023

Mirë se vini në eduresurs.mk

Regjistrimi është i hapur për të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor.

Për platformën edukativo-arsimore interkultore

Platforma edukativo-arsimore interkultore është e ndërtuar dhe zhvilluar si një thesar i përmbajtjeve dhe burimeve edukative të cilat janë në dispozicion dhe mund të zbatohen gjerësisht, në mënyrë që të mbështesin procesin edukativo-arsimor në ciklin e ulët (grupet klasore) dhe ciklin e lartë.

Përmbajtjet e zgjedhura janë vendosur në mënyrë strukturore për të ndjekur qëllimet edukativo-arsimore të parashikuara për periudhën e zhvillimit prej moshës 6 deri 10 vjet, gjegjësisht prej 11 deri 15 vjet si një periudhë jashtëzakonisht intensive, me më tepër faza zhvillimore kur nxënësit zhvillojnë dhe përmirësojnë në mënyrë intensive shumë aftësi, zotërojnë shumë operacione kognitive, motorike dhe zgjerojnë njohuri të ndryshme paraprake, formojnë sistem të vlerave dhe fitojnë njohuri nga fusha të ndryshme.

Ato ofrojnë shumë qasje, ide, lojëra dhe aktivitete me të cilat do të pasurohej më tej procesi edukativo-arsimor, ndërsa si përfitim i veçantë i këtyre burimeve është edhe dimensioni interkulturor i cili është i përfshirë në to. Ky dimension është i përfshirë në mënyrë shumë të lehtë përmes promovimit të veçorive gjuhësore, kulturore, gjinore, fizike, sociale, etnike të cilat janë të pranishme si në kontekstin lokal ashtu edhe në atë global. Në këtë mënyrë, përmbajtjet mësimore njëkohësisht do të fitojnë edhe karakteristikën interkulturore si një ndër sfidat më të mëdha të arsimit bashkëkohor.

Të gjitha përmbajtjet janë në dispozicion në tre gjuhë mësimore, gjegjësisht në maqedonisht, shqip dhe turqisht.

Në përgatitjen e përmbajtjeve të ofruara u përfshi një grup më i madh i mësimdhënësve të ciklit të ulët dhe ciklit të lartë fillor, me praktikë të suksesshme, si dhe ekipi për edukim pranë QDN Shkup:

PËRMBAJTJET NGA KLASA E 1. DERI NË KLASËN E 5:

Radica Acevska, Sonaj Bilal, Olivera Gjorgjioska, Osman Emin, Ardijana Ziberi, Mirsada Idrizi, Aneta Kaziovska, Biljana Krsteska-Papik, Hana Memedi, Gabriella Merxhanoska, Nagihan Snopçe dhe Mirushe Xhaferi, Martina Naumovska, Nadica Nane.

PËRMBAJTJET NGA KLASA E 6. DERI NË KLASËN E 9:

Sonaj Bilal, Spase Bllazhevski, Milena Dimitrieska, Osman Emin, Snezhana Zllatkovska, Arta Ismaili Abdullai, Biljana Krsteska-Papik, Mimoza Mustafai-Jonuzi, Sinoliçka Sabotkovska, Darko Taleski, Biljana Hristovska Vasilevska, Aneta Çakovska, Biljana Shterjovska, Valentina Shterjovska, Martina Naumovska, Nadica Nane.

Eduresurs Video