Përpjekjet këmbëngulëse të Qendrës Nansen Dialog - Shkup dhe Zyrës së Komisarit të Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së me qëllim të arritjes së një mirëkuptimi të katëranshëm të të katër popujve, pas fjalorit të suksesshëm dygjuhësh/dykahësh, shqip-maqedonisht dhe anasjalltas, vazhdon me realizimin edhe të këtij libri bashkëbisedimesh.
Të mësosh gjuhën e shoqes a të shokut tënd të shkollës, të fqinjes apotë fqinjit të lagjes sate, të koleges apotë kolegut, është gjë e mirë, gjë interesante dhe një hap më afër jush. Me qasjen elektronike, qoftë nëpërmjet kompjuterit apo celularit, ju mundësojmë që shpejt dhe lehtë t’i zotëroni disa shprehje themelore gjatë bashkëbisedimit të përditshëm në shekullin XXI.
Në këtë libër bashkëbisedimesh kemi përfshirë situata të mundshme, të cilat i kemi krijuar për ju. Këtu do të gjeni dialogëtë mirë, madje edhe situata interesante me personazhe të veçanta që jetojnë, studiojnë dhe punojnë në mjedisin tonë.Për secilën situatë konkrete, janë zgjedhur pjesë fare të shkurtëra për njohjen elementare të gramatikës të të katër gjuhëve; një fjalorth të vogël me fjalë të zgjedhura nga situata konkrete dhe një fjalë të urtë me kuptim të njëjtë në të katër gjuhët (në formë të njëjtë ose të ndryshme).Shprehjet e mirësjelljes që i kemi përdorur janë në përputhje me të katër gjuhët, por kemi përdorur edhe shprehje të thjeshta të gjuhës së përditshmeqë lidhen me situatën e dhënë e që nuk janë shabllone artificiale.