Të nderuar arsimtarë, profesorë, realizues të aktiviteteve interkulturore sipas modelit Nansen për interkulturore,
Krijimi i dizajnit interkulturor në një shkollë paraqet një detyrë të ndërlikuar, komplekse por para së gjithash detyrë kreative sepse nënkupton ndërtimin e imazhit të shkollës e cila i res- pekton dhe promovon levërditë dhe vlerat interkulturor.
Krijimi i ambientit multikulturor në një shkollë nënkupton qasje të shumëfishtë në drejtim të rregullimit të hapësirës shkollore dhe oborrit shkollor.
Dizajnimi interkulturor i shkollave paraqet një proces afatgjatë, në të cilin gradualisht, por para së gjithash në mënyrë të vazhdueshme promovohen vlerat siç janë: respekti, toleranca, bashkëpunimi, ndihma, komunikimi i hapur i ndërsjellë, shprehja e lirë e diferencave etj.
Përmes përmbajtjeve të këtij praktikumi, duam që t’ju ofrojmë të gjithë relizuesve të dre- jtëpërdrejtë të modelit Nansen për arsim interkulturor më tepër modele të suksesshme dhe praktike si dhe mënyra të ndryshme për senzibilizimin e nxënësve, prindërve dhe familjeve rreth vlerave interkulturore, pikërisht për shkak të elementeve dhe përmbajtjeve të inkor- poruara gjatë rregullimit të hapësirës shkollore, e cila në esencë është një lloj burimi, respek- tivisht kurrikul i fshehur.
Modelet e ofruara duhet të shërbejnë si një lloj shembulli orientues për tandemet e arsim- tarëve gjatë organizimit dhe rënditjes së hapsirës shkollore me qëllim që të përkujdesen për veçoritë kryesore të modelit Nansen për arsim të integruar siç janë: promovimi i bash- këpunimit ekipor dhe në tandem; qasja e individualizuar ndaj nxënësve në pajtueshmëri me mundësitë, potencialet, aftësitë dhe interesat e tyre; kujdesi ndaj komponentës dygjuhësore; etj.
Shumica nga fotografitë e selektuara, si shembuj të mirë dhe të suksesshëm të dizajnit in- terkulturor të hapësirave shkollore janë nga shkollat të cilat disa vite me rradhë me sukses e implementojnë modelin Nansen për arsim interkulturor, me ç’rast ju shprehim falenderim të madh tandemeve dhe ekipeve të arsimtarëve të cilët kanë marrë pjesë në përgaditjen e tyre.
Shpresojmë që të njejtat do Ju inspirojnë dhe shtysin gjatë përgaditjes dhe krijimit të shumë përmbajtjeve të reja interkulturore të cilat janë themeli i krijimit të imazhit të një shkolle e cila do të jetë qendër interkulturore në rrethin lokal më të afërt.