Platforma edukativo-arsimore interkulturore

Eduresurs

Praktikum (I) për realizues te MNAI

Numri i faqeve: 44

Formati: pdf

Madhësia: 21.14 MB

Shkarko Shkarko Shkarko

Hyrje në publikimin

Të nderuar arsimtarë, profesorë, realizues të aktiviteteve interkulturore jashtëmësimore sipas modelit Nansen për arsim interkulturor,

Krijimi i këtij praktikumi ka një qëllim themelor dhe bartës- ofrimin dhe prezantimin e shembujve të sukseshëm dhe inventiv të aktiviteteve jashtëmësimore interkulturore, të derivuara nga sekcione të ndryshme dhe të përshtatura për mosha të ndyshme të nxënësve.

Të gjitha përgaditjet ditore për aktivitete jashtëmësimore të prezentuara në këtë Praktikum janë vetëm një model apo varijantë e aktivitetit jashtëmësimor dhe në asnjë rast nuk kanë për qëllim të bëhen të unifikuara për të gjithë tandemet dhe grupet e mësimdhënësve të cilët në perspektivë do ti realizonin të njëjtat.

Shembujt e ofruar të planifikimeve për aktivitete jashtëmësimore duhet të shërbejnë si një mostër, orientim për tandemet e mësimdhënësve gjatë planifikimit të aktivitetit jashtëmësi- mor me qëllim që të përfshihen veçoritë kryesore të modelit Nansen për arsim interkulturor respektivisht: promovimi i bashkëpunimit ekipor dhe tandemik; qasja e individualizuar ndaj nxënësve konform mundësive të tyre, potencijaleve, aftësive, interesave; përkrahje e aktivi- teteve të lojës si një metod bartës i punës; kujdesi ndaj komponentës dygjuhësore; dizajni i hapsirës interkulturore shkollore, etj.

Të gjitha aktivitetet e propozuara jashtëmësimore të cilat janë të ofruara në praktikumin, rrjedhin nga sekcionet e ndyshme të inkorporuara në programet vjetore për aktivitete jashtëmësimore për mosha dhe klasë të ndyshme.

Gjatë zgjedhjes së shembujve të aktiviteteve jashtëmësimore, u vë kujdes në korelacionin dhe lidhjen e ndërsjellë mes temave ditore, me qëllim që të ofrohen qasje të ndryshme gjatë planifikimit, organizimit dhe realizimit të temave me përmbajtje të përafërt tematike- kështu që do të paraqiten aktivitete përmes të cilave janë përpunuar tema si: lule afër lules, kurorë lulesh (për nxënës të shkollave fillore) ose tema si: vetitë e mia, shoqëria, bashkëpunimi etj. (për nxënës të shkollave të mesme).

Shpresojmë se të njëjtat do të shërbejnë si një inspirim dhe shtytës për ju gjatë krijimit, planifikimit dhe realizimit të aktiviteteve të shumta origjinale jashtëmësimore, të cilat e bartin parashenjën e aktiviteteve të interkulturore sipas modelit Nansen për arsimim të arsim interkulturor.

Shprehim një falënderim të veçantë deri tek tandemet e mësimdhënësve nga shkollat fil- lore dhe të mesme për materialet e dorëzuara respektivisht përgaditjet ditore të cilat janë të plotësuara në bashkëpunim me ekipin për edukim, trajnim dhe zhvillim duke falënderuar informatat kthyese të përfituara nga ana e nxënësve gjatë realizimit të tyre të drejtëpërdrejtë dhe fillestar.