Platforma edukativo-arsimore interkulturore

Eduresurs

Si deri te arsimi interkulturor

Numri i faqeve: 52

Formati: pdf

Madhësia: 3.63 MB

Shkarko Shkarko Shkarko

Hyrje në publikimin

Republika e Maqedonisë është shoqëri multietnike. Struktura heterogjene etnike e popullsisë është tregues se prioritet në arsim duhet të jetë mbështetja e iniciativave konstruktive për promovim të idesë së arsimit interkulturor, si lidhje themelore për bashkëpunim dhe komunikim ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike. Sistemi arsimor i RM-së gjendet para një sfide të madhe për zhvillim të parakushteve për arsim interkulturor, si një qasje afatgjate edukativo-arsimore me plan, e cila do t’iu përgjigjet nevojave të kontekstit tonë shoqëror, ku në të njëjtën hapësirë bashkëjetojnë më shumë bashkësi etnike dhe pritet në vazhdimësi të zhvillojnë lidhje dhe relacione kulturore në më shumë drejtime.

Arsimi interkulturor, si filozofi dhe si qasje, duhet të jetë mjeti kryesor në procesin e inicimit dhe mbështetjes për ndërtim të marrëdhënieve interaktive dhe harmonike në bashkësi.

Për shkak të barazimit të shpeshtë është e domosdoshme të kufizohen nocionet: shoqëri/arsim multikulturor dhe interkulturor.

Multikulturalizmi versus interkulturalizmit në fakt nënkupton se kemi të bëjmë me dy koncepte shoqërore, ndërmjet të cilëve vërehet dallim i rëndësishëm cilësor, gjegjësisht dallon shkalla e interaksionit ndërmjet grupeve të ndryshme kulturore në kuadër të një bashkësie shoqërore.

Multikulturalizmi thekson ekzistimin e më shumë kulturave në një hapësirë gjeografike, të cilat nuk kanë medoemos kontakt dhe bashkëveprim të përditshëm dhe të vazhdueshëm. Nga ana tjetër interkulturalizmi nënkupton raporte dhe lidhje të hapura të bashkëveprimit ndërmjet grupeve të ndryshme kulturore, nacionale etj., të cilat besojnë dhe njëkohësisht promovojnë vlera siç janë: toleranca, respekti i ndërsjellë, barazia, dhe komunikimi i hapur.

Arsimi interkulturorduhet të organizohet me qëllim që të realizohet detyra e ndarë në më shumë shtresa, gjegjësisht, arsimi për empati, solidaritet, respekt interkulturor dhe mënyra të të menduarit jonacionalist (Еssinger,1987). Pra ky lloj i arsimit ka të bëjë me bashkimin, solidaritetin, tolerancën e ndërsjellë, ndihmën, besimin dhe vlerat tjera humane. (Koncepti i arsimit interkulturor, 2016).

Mu për këtë arsye, arsimi interkulturor duhet të perceptohet si nevojë për shoqërinë tonë, sepse në të duhet të dallohet mundësia për përballje me sfidën në gjetjen e raportit optimal të ndërsjellë ndërmjet diversiteteve kulturore dhe kohezionit shoqëror.

Duke u nisur nga nevoja për avancim të realiteti multietnik dhe multikulturor në shtet, kah fundi i vitit 2015 Qendra për Dialog Nansen Shkup e përpiloi Konceptin për arsim interkulturor në Republikën e Maqedonisë, që si dokument zyrtar dhe zhvillimor i shtetit (i miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së RM-së) jep hapësirë për fisnikërim të procesit edukativo-arsimor në drejtim të fuqizimit të komunikimit, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet anëtarëve të bashkësive të ndryshme etnike në entet edukativo-arsimore.

Koncepti për arsim interkulturor ofron udhëzime të qarta dhe zgjidhje si mund të transformohet dhe avancohet sistemi edukativo-arsimor në R. e Maqedonisë me orientim dhe vlera interkulturore. Në bazë të elementeve strukturore të këtij koncepti edhe ky Doracak është formësuar në mënyrë përmbajtjesore, me qëllim që të ndihmohen të gjithë praktikuesit edukativo-arsimor në krijimin e një mori iniciativash me dimension interkulturor.