Postulatet themelore të arsimit ndërkulturor: empatia, solidariteti, ndihma, respektimi, mbështetja dhe shkëmbimi mund të promovohen më lehtë drejtpërdrejt dhe vazhdimisht përmes një larmie situatash të lojërave.
Loja është njëri nga mjetet kyçe i ndërhyrjeve ndërkulturore edukativo-arsimore, pa marrë parasysh moshën e nxënësve. Ajo nxit zhvillim spontan të komunikimit të ndërsjellë; sjelljen e vendimeve të përbashkëta; tejkalimin e sfidave të caktuara; shkëmbimin e ideve, propozimeve, rekuizitave; ndihmës dhe mbështetjes së ndërsjellë në realizimin e elementëve të lojës; sensibilizimin për nevojat, ndjenjat, pritshmëritë e bashkë-lojtarëve; respektimin e rregullave grupore, detyrave dhe roleve.
Lojërat janë një burim i pashtershëm i një numri të madh të mundësive për përfshirjen e elementeve të larmishme didaktike, duke bërë të mundur lehtësisht integrimin e tyre në një shumëllojshmëri të përmbajtjes arsimore. Në këtë mënyrë, lojërat bëhen një shtytës i rëndësishëm i procesit mësimor, duke sjellë ndërveprim, motivim, gëzim dhe humor pozitiv midis të gjithë pjesëmarrësve të tyre.
Për të mbështetur një larmi iniciativash dhe aktivitete lojërash, është bërë një përzgjedhje prej 101 lojërave. Ne besojmë se ato mund të përshtaten lehtësisht si për mjedisin shkollor ashtu edhe për atë familjar, dhe pikërisht kjo është arsyeja pse ky thesar lojërash është krijuar për të gjithë edukatorët, mësuesit, bashkëpunëtoret profesional, por edhe për prindërit, nxënësit dhe kureshtarët tjerë.
Lojërat e ofruara nuk janë të kufizuara sipas klasifikimeve në kategori të ndryshme, si për shembull, lojëra relaksimi, lojëra për përforcimin e bashkëpunimit, lojëra përqendrimi, etj., pasi që me anë të modifikimeve të ndryshme mund të kalojnë lehtësisht nga një kategori në një lloj tjetër të aktivitetit të lojës.
Besojmë që këto 101 lojëra do të jenë nxitës të aktiviteteve të pafund të lojërave, në ambiente të ndryshme, por gjithmonë me një parashenjë pozitive dhe të hareshme.