Platforma edukativo-arsimore interkulturore

Eduresurs

Hapa drejt ndërkulturalizmit

Numri i faqeve: 132

Formati: pdf

Madhësia: 48.6 MB

Shkarko Shkarko Shkarko Shkarko

Hyrje në publikimin

Krijimi i këtij udhëzuesi të vogël përmes sfidave ndërkulturore u inkurajua dhe lindi si rezultat i dëshirës për të tejkaluar dilemat e shumta, e ndonjëherë edhe perceptimet e gabuara për aspektet ndërkulturore të procesit edukativo-arsimor.

Do të dëshironim që ky doracak të ishte një busull e lehtë, e qartë dhe e thjeshtë në shkolla dhe klasa gjatë përballjes me pyetjet e përditshme, të shpeshta me parashenjë ndërkulturore.

Arsimi ndërkulturor synon të mbështesë vazhdimisht pasurinë e shumëllojshmërisë në pothuajse të gjitha sferat e jetës njerëzore. Është një arsimim që fokusohet në promovimin e mundësive të barabarta, të drejtave të njeriut, mosdiskriminimit, empatisë, pranimit dhe respektit.

Kjo është arsyeja pse arsimi ndërkulturor është i nevojshëm për të gjithë fëmijët dhe nxënësit, pavarësisht nga mosha.

Arsimi ndërkulturor gjithashtu duhet të jetë një komponent i përfshirë natyrshëm në procesin e përditshëm edukativo-arsimor, pavarësisht nga struktura etnike dhe gjuhësore e nxënësve dhe mësuesve në një shkollë.

Arsimi ndërkulturor nuk merret vetëm me dallimet etnike, racore, gjuhësore, por duhet të ndikojë në ndërtimin e vetëdijes së nxënësve për dallimet prezente në më shumë sfera të jetës së përditshme (si për shembull statusi social, gjinia, mosha, profesioni, prejardhja familjare, stili i të mësuarit, mënyra e të ushqyerit, pamja fizike, etj.).

Është e qartë se ky lloj arsimimi nuk mund të nënkuptojë kyçjen e një lënde të veçantë mësimore, por duhet të jetë pasqyrim i një qasjeje ndërkurrikulare, njëlloj siç duhet të jetë një element i planprogramit formal por edhe i atij “të fshehur”.

Sinqerisht shpresojmë që ky material të shërbejë si një mbështetje për mësuesit, bashkëpunëtorët profesional, prindërit, por edhe individët e interesuar për të krijuar një atmosferë gjithëpërfshirëse dhe të ngrohtë në klasa, në mënyrë që të gjithë të ndihen të mirëpritur, të njohur dhe të pranuar!